Persida Asllani: U largova me dëshirë nga drejtimi i Bibliotekës Kombëtare

Aktualitet

Persida Asllani ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga drejtimi i Bibliotekës Kombëtare dhe se nuk e kanë shkarkuar.

"Persida Asllani, ka kërkuar lirimin nga detyra e drejtores së Bibliotekës Kombëtare për arsye të vendimit të saj për t’u rikthyer në karrierën universitare, në përfundim të afatit ligjor që parashikon Ligji i Arsimi të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucionet e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritjeje. Karriera e saj universitare ka zënë fill në vitin 1995 ne Universitetin e Tiranës, me emërimin si pedagoge në Departamentin e Letërsisë, dhe e vetmja shkëputje prej saj ndodhi para 5 vjetësh kur iu besua drejtimi i Bibliotekës Kombëtare, detyrë që e pranoi me shumë nderim e përkushtim, në shërbim të këtij Institucioni si dhe të Rrjetit Kombëtar të bibliotekave dhe të jetës së librit në përgjithësi në Shqipëri dhe më gjerë", thuhet në një reagim.

ME TE LEXUARAT