Hapja e kutive në Lezhë, PD zbulon prapaskenën e vendimit të KQZ

Politikë

Nën shembullin e ndritur të "marifetit" me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s'ka patur manipulime.

Qëllimi, jo fort i fshehur është që t'i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin.

Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë "dorëzimi të kontrolluar" është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore.

Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t'u hedhur hi syve njerëzve! Sipas Kasos kjo vendimarrje zbulon planin e PS per te mbuar manipulimin.

ME TE LEXUARAT