"Atë natë të shtune! Përse?", këngëtari zviceran vargje për shembjen e Teatrit në Tiranë

Soft
"Atë natë të shtune! Përse?", këngëtari

Teatrin nga Marco Zappa.

Marco Zappa, këngëtari zvicerian me një karrierë të çmuar ndërkombëtare në muzikë prej dekadash, është një mik i dashur i Teatrit dhe kauzës për mbrojtjen e tij. Marco, si një artist me shpirt të madh ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj ngjarjeve të fundit me Teatrin. Ai ka ndjerë dhimbjen, që çdo artist ndjen kur padrejtësia shkatërron një godinë arti, ndaj është frymëzuar dhe ka krijuar këtë këngë për natën e 17 majit, për Teatrin, për ngjarjen më të shëmtuar që i ndodhi kulturës, Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atë natë të shtune! Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë

E katandisët dalëngadalë në një shkatërrim.

Pastaj një të shtunë gjatë natës

Goditja finale

Pa pyetur për të gjithë ata që për 27 muaj

çdo mbrëmje, çdo natë

besuan te kjo ëndërr

zemrën e tyre që rrihte

Përse?

Dhuna e një pushteti,

që kujton të shkuarën.

S'e bëri tërmeti

E bëri pushteti.

Fikët një qiri,

që i jepte dritë qytetit

Dhe pyesim: Përse?

Sa bukur ishte të luaje

në këtë teatër të mrekullueshëm.

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore,

por i vërtetë, i ngrohtë she shumë i dashur.

Shkatërruat një histori

duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti

kujton të kaluarën

S'e bëri tërmeti

E bëri pushteti

Fikët një qiri,

që i jepte dritë qytetit.

Dhe pyesim: Përse?

Unë jam Teatri

Unë jam shqiptar

Fikët një qiri,

që jepte dritë,

që i jepte dritë qytetit.

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë

E katandisët dalëngadalë në një shkatërrim.

Pastaj një të shtunë gjatë natës,

polici dhe buldozera

pa pyetur për të gjithë ata,

që çdo mbrëmje, çdo natë

besuan te Teatri

te një zemër që rrihte.

Fikët një qiri

Fikët një flakë,

që na jepte jetë të gjithëve.

ME TE LEXUARAT