Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës: 3 mijë euro

Aktualitet

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar më parë se të ardhurat që do të burojnë nga gjyqet për shpifje do të investohen në shkolla dhe kopshte.

Ndërkaq, Balla njoftoi se fondi për edukimin u shtua sot me 3 mijë euro nga dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një statusi “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të PS-së shkruan se: “Berishët u vetëdorëzuan para gjykatës italiane duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike.”

Statusi i plotë i Ballës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me Berishët, Lulezimat dhe artistët e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.


Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistët e PD?✌️


Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.

ME TE LEXUARAT