Deputeti: Ja pse u shkarkua drejtori i përgjithshëm i Tatimeve

Kliko per me shume info

Deputeti Lefter Maliqi ka zbuluar arsyet e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro, vetëm tre muaj pasi kishte marrë detyrën. Duro u shkarkua nga detyra dy ditë më parë, ndërsa nuk pati asnjë sqarim zyrtar lidhur me këtë vendim.

Në një konferencë për shtyp, deputeti Maliqi deklaroi se Enton Duro u shkarkua nga Tatimet, pasi nuk mbajti premtimin për të nxjerrë administratën në votime më 30 qershor. Sipas deputetit, ai u shantazhua që të çonte administratën në votime, por punonjësit nuk pranuan të shkonin.

Kliko per me shume info

“Edhe shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimit, u shantazhua që administrata të shkojë në votime, por nuk shkoi. Po kapen të gjitha institucionet, po shkojmë drejt diktaturës”, tha Maliqi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here