Isuf Kalo boton librin “Blloku”: Berisha nuk ka qenë asnjëherë mjek i Enverit

Kliko per me shume info

Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër nga Isuf Kalo.

Raportet personale dhe një histori tjetër e Bllokut ndryshe, parë përmes raporteve njerëzore të njerëzve që jetonin aty, por dhe një gjykim i kohës përmes penës së një njohësi të mirë të saj.

Kliko per me shume info

Isuf Kalo, një nga njerëzit që ka qëndruar më pranë Enver Hoxhës vjen në një botim me rrëfime të veçanta.

“Blloku”, ështe libri që sjell një këndvështrim tjetër duke parë bllokun komunist edhe nga ana njerëzore.

Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër.

Fatos Tarifa, Luçiano Boçi dhe Henri Çili ndanë këndvështrime tepër intersante mbi librin.

Mjeku, Isuf Kalo, u shpreh tepër i emocionuar për impresionet që ky libër iu ka sjellë vlerësuesve, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kalo: Dita e sotme është për mua sa e lumtur aq edhe e trishtë sepse është dita e ndarjes time me librin. Tani e tutje do të jetë në duar të lexuesve. Në varësi të vlerësimit do të vendosin fatin e mëtejshëm të tij. Ata do të vendosin nëse ja vlejnë mesazhet që ai përcjell apo përkundrazi të zhgënjyer do ta flakin dhe lënë me indiferentizëm në harresë.

Libri është një ftesë për lexim jo vetëm për ata që duan të dinë më shumë për të shkuarën komuniste, por është një ngjarje dhe dhuratë për të gjithë ata që do merren me historinë.

“Ky libër nuk është për Enver Hoxhën. Është për Bllokun, është për një territor, mendësi, e mënyrë e konceptimit të rolit të tyre dhe marrëdhënieve me publikut. Figura e Ever Hoxhës del qoftë si pacient, qytetar apo si udhëheqës”, sipas mjekut.

Profesor Kalo ka shkruar aty për vdekjen e mediatizuar të Hysni Kapos apo për vetvrasjen e Mehmet Shehut.

“Po kam folur për Hysni Kapon gjerësisht, meqë vdekja e tij është mediatizuar. E pamundur ta dallosh nëse Mehmet Shehu gaboi pa dashje apo me qëllim, por me besimin që ky gabim nuk do t’I listohej për shkak të autoritetit që kishte’, thotë ai.

Nëse kishte frikë mos gabonte në trajtimin e sëmundjes së diktatorit Kalo përgjigjet kështu:

“Ishte një ndjenjë dyshimi që duhet verifikuar. Sepse mjekësia nuk është një shkencë korrekte dhe ekzakte”, shprehet ai.

Në promovim ishte i pranishëm edhe miku i tij i kahershëm ish kryeministri Sali Berisha.

“Sali Berisha nuk ka qenë asnjëherë mjek i Enverit.Unë kam dashur të ishte, por nuk u miratua, për arsye ekstra mjekësore. Po kam qënë mik me Saliun, por rrugët tona janë ndarë”, tha ai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here