Nuk lirojnë zyrat, zbulohet strategjia e PS për të nxjerrë jashtë loje kryebashkiakët e PD

Aktualitet

Gjykata e Pukës ka zhvilluar diten e sotme nje seancë gjyqësore për shpalljen e ligjshmërisë së mandatit si kryetar bashkie të Gjon Gjonajt.

Kërkesa e Gjonajt është shqyrtuar nga gjyqtarja Flutura Hoxha. Hoxha e shpalli të vlefshëm vendimin e KQZ-së, duke i thënë “PO” vlefshmërisë së mandatit të Gjonajt.

Duket se adresimi i ceshtjeve ne gjykate eshte nje strategji e Partise Socialiste ne kushtet kur kryetaret e bashkive te zgjedhur nen logon e PD kane deklaruar se nuk do te njohin pasardhesit dhe nuk do te lirojne zyrat.

Kjo strategji uravijezua ne Elbasan ku kandidati fitues i PS, iu drejtua gjykates edhe pse kryebashkiaku i deritanishem Qazim Sejdini ka vendosur vete qe te mos kandidoje dhe eshte gati qe te liroje zyren.

ME TE LEXUARAT