Pjerin Ndreu sfidon kundërshtarët politikë: Hapini të gjitha kutitë

Aktualitet

Kryebashkiaku i ri i PS në Lezhë, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas hapjes së kutive të 11 qendrave votimit në këtë bashki nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndreu shkruan në “Facebook” se nuk ka as edhe një votë më tepër në kuti. Më tej, Pjerin Ndreu shkruan se është gabim njerëzor nëse del një votë më tepër, për shkak të lodhjes apo lapsusit të ndonjë komisioneri. Më tej, ai sfidon kundërshtarët, duke iu kërkuar që t’i hapin të gjitha kutitë, pasi procesi i Lezhës ishte model.

“AS EDHE NJE VOTE ME TEPER. Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje. Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt ? (invert). Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper. Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE ? Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA. Proçesi i Lezhes ishte model. Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre”, shkruan Ndreu.

ME TE LEXUARAT