Thirrje agjencive shtetërore: Po priten pyjet në Mirditë dhe Pukë

Aktualitet
Thirrje agjencive shtetërore: Po priten pyjet në Mirditë dhe
https://www.facebook.com/ppnea/posts/2381753568537971

Pemët po priten pa kriter në pyjet e Mirditës dhe Pukës. Ky është denoncimi që bën Shoqata e Mbrojtjes së Mjedisit.

Përmes një statusi në facebook shkruan “pothuajse çdo ditë në rajonin Pukë-Mirditë, në Zona të Mbrojtura dhe jo, pritet në mënyrë të paligjshme dhe pa kriter.

Sipas raportimeve të ndryshme të ardhura në faqen “syrigjelber.info” mësohet se veç kamionëve, që janë të zakonshëm, në zona të larta shkojnë edhe furgona mallrash e makina të vogla me rimorkio për të ushtruar aktivitetein e prerjes së paligjshme të pyjeve. As Bjeshkët e Oroshit, që është Zonë e Mbrojtur, nuk i ka shpëtuar duarve të keqdashësve.

I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse, Bashkia Pukë, Bashkia Mirditë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shkodër e Lezhë si dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit që të marrin masa dhe të reagojnë menjëherë për këtë situatë kritike”.

ME TE LEXUARAT