E FUNDIT/ Oficerët ‘krehin’ Elbasanin, kontrolle në magazina dhe servise makinash

Kliko per me shume info

Forca të shumta të Policisë kanë zbritur në terren ku kanë bërë krehjen e disa magazinave, servise makinash, varreza makinash në qytetin e Elbasanit.

Aludimet janë se ky aksion vjen mbase edhe në kuadër të gjetjes së provave sa i përket modifikimit të furgonit me të cilin u realizua grabitja e bujshme në Rinas disa muaj më parë.

Kliko per me shume info

Ndërkohë një pistë tjetër është kontrolli për gjetjen e bimëve narkotike por e gjitha është ende jo zyrtare pasi vetë Policia nuk ka dhënë ndonjë qëndrim lidhur me këtë operacion.

Nga kontrollet bëhet me dije se nuk është gjetur asgjë që do të përbënte dyshime për ndonjë aktivitet të paligjshëm, ndërkohë sipas raportimeve paraprake aksioni është zhvilluar në afërsi të zonës ku është bërë modifikimi i furgonit që shërbeu si mjet transporti në grabitjen e Rinasit por edhe si mbulim pasi mbi të ishte shkruar “Inspektoriati i Hetimit Tatimor”.

Por siç i theksua më lart, nuk dihet nëse aksioni ka lidhje me ngjarjen e Rinasit apo është aksion i rastësishëm i Policisë lokale.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here