Ja çfarë vendosi Kuvendi: Miratohen 2 koncesionet prej 328 milionë euro

Aktualitet

Në seancën e fundit parlamentare deputetët e opozitës së re së bashku me atat të Prtisë Socialiste kanë miratuar disa nga ligjet më të diskutueshëm të cilët prej kohësh ishin pjesë e debateve televizive por jo vetëm . Edhe e denoncimeve nga ana e ish-deputetëve të Partisë Demokratike.

Ndërkaq ditën e sotme është miratuar koncesioni I rrugës Milot-Balldre, me 79 vota pro dhe 29 kundër dhe rrugës Orikum-Dukat me 73 vota pro dhe 23 kundër.

Janë miratuar gjithashtu dhe ndryshime në kodin penal duke ashpërsuar kështu autorët e duke mbrojutr viktimat.
Mbrojtjen e të drejtës së autorit, ruajtjen e qetësisë publike, sigurinë shëndetësore, sigurinë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjen e mjedisit dhe kodin elektoral u miratua me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim. Për ndryshimet duheshin 84 vota, të cilat shumica nuk i ka, por ishte deputetët e opozitës së re që jo vetëm plotëson numrin, por e kaluan në 96 pro.Ndërkohë që 11 deputetë ishin kundër dhe 2 abstenuan.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se parashikimet e deritanishme të kodit kanë rezultuar se nuk garantojnë sipas standardeve të vendeve të BE-së veprimet e dhunës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po në seancën e sotme është miratuar edhe ligji për Akademinë e Shkencave.

Kuvendi ka miratuar gjithashtu ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe ndryshimet në Kodin Penal, ku ashpërsohen gjobat dhe dënimet për dhunën në stadiume dhe dhunimet për shkak të detyrës.

Miratohet me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.

Miratohet me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

ME TE LEXUARAT