Soft

“Je duke qeshur shumë, mos…”- Polici gjobit me 100 euro qytetaren në Prishtinë

Një qytetare në Prishtinë është gjobitur me 100 euro nga një polic, për arsye se kishte qeshur me zë të lartë.

Qytetarja, Aida Gashi e ka bërë publik rastin në facebook, ku ka treguar se pas orës 24:00 po priste një taksi dhe po bisedonte me shoqe duke qeshur, kur një polic i kishte vendosur 100 euro gjobë.

Ajo ka treguar bisedën me policin:

“Çka po kesh me zë?”, ishin fjalët e policit. E habitur me pyetjen e policit, Aida i është drejtuar: A seriozisht po më pyet? Polici: Je tu keshë shumë, mos kesh! Aida: Me çka po e matë që po keshi shumë?

Polici: Me veshtë e mi!.

Kaq ishte biseda mes Aidës dhe Fatmirit i cili pa hezituar edhe ia ka vënë gjobën prej 100 eurove vetëm pse ajo qeshi me zë.

“Dënim me 100 euro gjobë, se po qeshesh me za! Dhunohet dhe vritet një fëmijë 12 vjeçar, policia e neglizhon rastin! Unë dënohem me 100 euro gjobë pse qesha me za!”, ka shkruar ajo.Tutje, ajo ka vazhduar se “1 person pa leje, me shpejtësi dyfish ma shumë se që është e lejume, i shkel 2 gra për vdekje; policia neglizhente sepse duhet me më denu mu të pacipën që po qeshi me za mas 12ve te natës! Tjetri e dhunon një të mitur, tjetri e mbyt gruan me femijë, krejt këto pasojë e neglizhencës së policisë sepse ma së lehti e ka me dalë në qytet e me më denu mu me 100 euro gjobë se qesha me za!”, ka shkruar ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close