Kolonjë/ Plas në lokal, lëndohet 50-vjeçari
Lajmifundit
/
18 Korrik 2019, 19:25
Aktualitet
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në fshatin Qafëzezë ku fillimisht ka pasur një konfrontim fizik mes F.Ç, 50 vjeç dhe F.M. Për pasojë ky i fundit ka goditur me thikë 50-vjeçarin duke i shkaktuar plagë në trup.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalit të Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se 50-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar, ndërsa vijon puna nga uniformat blu për kapjen e tij.