Mallra të skaduara e gatim në pisllek, AKU gjobit markete e restorante

Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet e frekuentuara gjatë gjithë sezonit sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, ka kryer kontrolle zyrtare tek katër subjekte në Fier, Korçë dhe Pogradec, nga të cilat ka rezultuar se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Artan Stasa” me aktivitet “Market Ushqimor”, Ndërmenas (Fier), u konstatuan një sasi e konsiderueshme produktesh të skaduara (karamele, makarona, salcë domateje, pije energjike, llokume, oriz etj).
Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
“Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum human, me qëllim asgjësimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Josif Lushi” me aktivitet “Market Ushqimor”, Seman (Fier), u konstatuan një sasi e konsiderueshme produktesh të skaduara (biskota, mish i grirë, gjalp, sallam, kërnacka, vaj ulliri etj).
Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masat e mëposhtme:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
“Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum human, me qëllim asgjësimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Alma Novak” me aktivitet “Njësi tregtimi”, Pogradec, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (nuk kishte marrë masa kundër brejtësave).
Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Hotel Park Voskopoja” me aktivitet “Bar-Restorant-Hotel”, Voskopojë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (ka prani të mykut në tavanin e ambientit të larjes së enëve të gatimit).
Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

ME TE LEXUARAT