Panik te Juventus, dëmtohet rëndë lideri i bardhezinjve

Kliko per me shume info

Sezoni 2019-2020 nuk ka nisur aspak mirë për Giorgio Chiellinin. Kapiteni i kampionëve të Italisë, Juventus ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, duke rrezikuar seriozisht mungesën në turneun në Azi. 

Qendërmbrojtësi ka kohë që vuan nga problemet fizike dhe ngarkesa e marra në stërvitjet e fundit kanë rënduar së tepërmi gjendjen e këmbës së tij të majtë.

E në këtë gjendje, sipas “Sky Sport Italia”, Chiellini mund të lihet jashtë skuadrës që udhëton për në Azi këtë fundjavë.

Kliko per me shume info

Trajneri Maurizio Sarri do të zbulojë nesër listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Azisë, me Chiellinin që sipas të gjitha gjasave do të mbetet jashtë këtij grumbullimi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here