Aktualitet

Shqiptarët “heqin dorë” nga kafeja, ulet ndjeshëm konsumi

Pas cigares, qytetarët shqiptarë duket se kanë hequr dorë edhe nga kafeja. Të dhënat e fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregojnë se në 5 muajt e parë të vitit janë importuar dhe rrjedhimisht kanë shkuar për konsum 3311 ton kafe, ku muaji Maj përbën edhe sasinë më të lartë të zhdoganuar.

Por çfarë ka ndodhur ndër vite?

Po të marrim në analizë shifrat nga viti 2015, duket se për të njëjtën periudhë, sasia e kafesë që ka shkuar për konsum në 2019 është më e ulëta, pas asaj të vitit 2017 ku regjistrohej në 3110 ton.

Ndërsa në raport me periudhën Janar-Maj 2018, ku regjistrohet dhe vlera më e lartë e zhdoganimit, rënia për këtë vit është me rreth 386 ton kafe.

Megjithatë tendencën më të saktë e tregojnë shifrat e përgjithshme të të gjithë vitit, por duke qenë se qytetarët shqiptarë njihen si “kafedashës”, rënia e importit përbën risi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close