"Instagram" merr vendimin e rëndësishëm

Teknologji

Pas Kanadasë, prova mbërrin edhe në Itali. Instagrami atje nuk do të tregojë më numrin e pelqimeve sesa “like” ka marrë një postim. Këtë do të mund ta shohë vetëm personi që e ka publikuar.
Nuk bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, për momentin mbetet thjesht në nivel eksperimental. Qëllimi është që vëmendja të tërhiqet tek përmbajtja e postimit dhe jo tek numri i pëlqimeve që ka marrë.

Në krah të tij do të shkruhet vetëm që i “pelqen një personi të caktuar dhe disa të tjerëve”. Se cilët janë ata, ky informacion do të mbetet i fshehtë.

‘’Edhe vetë individit që ka publikuar postimin do ti duhet të klikojë butonin që tregon personat e tjerë, për të parë numrin total të zemrave. Ne duam që Instagrami të jetë një vend ku të gjithë të ndihen të lirë për të shprehur veten.

Ajo që po përpiqemi të bëjmë është ti ndihmojmë njerëzit ta fokusojnë vëmendjen tek fotot dhe videot e postuara e jo tek numri i pëlqimeve që marrin’’, tha Tara Hopkins, drejtuese e politikave publike të platformës sociale për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo risi në dukje e vogël, konsiderohet në të vërtetë si mjaft e rëndësishme sepse do të përbëjë praktikisht hapin e parë drejt një mënyre të rë përdorimi të rrjetit social.

ME TE LEXUARAT