Haradinaj: Më kanë shkruar gjithë kryeministrat e rajonit, vetëm Edi Rama jo

Aktualitet

Ne lidhje me thirrjen që mori nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen që pasoi, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë shumë letra nga homologët në rajon, por një të tillë nuk e ka marrë nga bashkëkombasi i tij, Edi Rama.

“Kam marrë shumë shkresa prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, Moisiu, presidenti Meta ishte këtu, etj”, ka deklaruar Haradinaj në televizionin T7.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Haradinaj ka përmendur sërish Ramën kur ka folur për taksën 100% të vendosur ndaj produkteve serbe, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë për inat të kryeministrit të Shqipërisë apo presidentit të Kosovës, por për të mbrojtur shtetin.

“Unë jam i detyruar ta mbroj tërësinë territoriale të Kosovës, pra nuk e kam prej qejfit as prej arrogancës, jam i detyruar ta mbroj Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë, taksën e kam me shpëtu prej ndarjes ose prej ‘Dodik Republikës’. Nuk i kam mbajtur këto qëndrime për inat të Edit (Ramës), apo dikujt tjetër, kujdo qoftë, ose të Hashimit (Thaçit) apo Kadrisë (Veselit).

Unë besoj se po e hoqë taksën, e ke çelë derën për njërin prej dy çmimeve, unë besoj se po e mbajtëm taksën si i ka hije, si zotni, unik, ato dyja nuk janë më temë, e jep tregun për njohje. Kaq e thjeshtë është, kujt i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi?”, ka pyetur Haradinaj.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës do të paraqitet nesër në Hagë, për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale për krimet e pretenduara ndaj serbëve gjatë luftës.

ME TE LEXUARAT