Mbetet pa jetë i moshuari në spital, shpallet në kërkim 39-vjeçari që e shtyu

Aktualitet

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A.Z., 39 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u shpall në kërkim pasi më datë 20.07.2019, pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, banues në në lagjen Nr.2 Durrës , për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

ME TE LEXUARAT