Lajmi i fundit

Pas Asamblesë Kombëtare të PS, Rama mbledh ministrat

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ashtu si në cdo fund sezoni kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim edhe ministrat e kabinetit.

Rama mblodhi sot në ambjentet e Pallatit të Brigadave, ministra e zv/ministra të kabinetit qeveritar, takim të cilin Rama duket e ka kthyer në traditë në prag të pushimeve verore. Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla si edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama kaloi në skanër procesin zgjedhor të 30 qershorit, që sipas tij arriti kulmin e përplasjeve politike në vend. Edhe pse zgjedhjet kaluan paqësisht, Rama tha se plaga mbetet ende e hapur.

Një urdhër Rama ua drejtoi deputetëve. Të gjithë të zbresin në bazë e të komunikojnë me njerëzit. Në të kundërtën tha se nuk do jenë pjesë e planeve të PS për 2021, duke shprehur kështu vendosmërinë për të çuar deri në fund mandatin e tij qeverisës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close