Policia shkatërron bandën, kapen mat 12 persona

Kliko per me shume info

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën masa të fshehta, ka bërë hetimin e disa personave në regjione të ndryshme si në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.

Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 (dymbëdhjetë ) persona në regjionet e sipërpërmendura.

Kliko per me shume info

Ndërsa vetëm në datën 30 korrik 2019, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë DHTN – Pejë, në bashkëpunim me DHTN- Gjakovë, DHTN- Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9 si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhërit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë arrestimin e 6 (gjashtë) personave të dyshuar.
Personat e dyshuar të arrestuar janë :
• I. H. lindur me 1971 m/sh/k
• I. P. lindur me 1976 m/sh/k
• B. P. lindur me 1978 m/sh/k
• A. R. lindur me 1976 m/sh/k
• L. M. lindur me 1992 m/sh/k
• Xh. H. lindur me 1980 m/sh/k
Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë:
• 2900 (2 mijë e nëntëqind) euro
• 7 telefona,
• bllok xhepi me shënime,
• një veturë VË CADYY LIFE
• 6 fletë tërheqje të parave,
• dy thika luftarake,
• një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator cal 7.6
• dhjetë (10) fishekë cal.7.62x25mm,
• dy fishekë me gaz cal. 9mm.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, 5 (pesë) të dyshuarve të parë iu është komunikuar  masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë është liruar në procedurë të rregullt.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here