Policia i bllokoi 1.5 milionë euro, ish-drejtori i ALUIZNI: Show, s`kam shkelur ligjin

Kliko per me shume info

Policia e shtetit deklaroi se ka sekuestruar 1,5 milionë euro llogari bankare, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme nga ish drejtori i ALUIZNI-t te Tiranes Ferdinand Shehu.

Ai u shkarkua nga detyra në vitin 2011, detyrë të cilën ia kishin ngarkuar në vitin 2010. Ndërsa në periudhën 2006-2010 ai mbajti postin si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Kliko per me shume info

Shkak për shkarkimin nga detyra e Shehut ishte mungesa e integritetit personal. Përfaqësuesja e ALUIZNI-t, Shpresa Muha, asokohe theksoi se Shehu ka mashtruar organet emëruese, duke mos deklaruar 4 vjet punë që ka bërë në hetuesinë e Vlorës.

Referuar dokumenteve, nga ana e ALUIZNI-t bëhen me dije dy detaje të jetëshkrimit të ish-drejtorit të zyrës rajonale të Tiranës, të cilat nuk figuronin të shkuara në CV. “Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi.

Policia njoftoi se kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Pas lajmit te dhene nga policia FErdinand Shehu ka reaguar duke thene se veprimi i kryer me parate e tij ne banke eshte nje show mediatik. Shehu deklaroi se nuk ka shkelur asnje rregull apo ligj ndersa shtoi se per bllokimin e llogarive bankare ne emer te tij do te beje padi ne gjykate.

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here