Aktualitet

Sherri per pronën në Sauk, ndërhyn policia

Policia e Tiranës ka parandaluar një tragjedi në periferi të kryeqytetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar për motive pronësie. Kanë qenë familjarë të dy familjeve që kanë telefonuar policinë duke deklaruar se mund t’i vrisnin.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close