Shpërthimi në agjendari tek ish-blloku, pronarja humb jetën në spital

Aktualitet

Nderron jete ne spital 43-vjeçarja, Alma Pirra, e cila së bashku me te shoqin u plagosën pas një shpërthimit të bombolave te oksigjenit në argjendarinë e tyre në zonën e 'Bllokut' në kryeqytet.

Shtetasja Alma Pirra dhe bashkëshorti, Sokol Pirra, mbeten te plagosur pasi po punonin me shkrirjen e metaleve ne momentin kur ndodhi ngjarja. Ata shkuan në spital, por megjithëse kanë marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët, Alma nuk ia ka dalë t'u mbijetojë plagëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rende ka ndodhur më 15 korrik dhe vec 43-vjeçares qe tashme ka mbetur viktime, i plagosur mbeti edhe bashkëshorti i saj, nje punonjëse 18-vjeçare si dhe dy kalimtarë.

Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qene një gabim njerëzor nga rrjedhja e një bombole të vjetërsuar në argjendarinë 'Euro Gold' që çifti kishte në pronësi.

ME TE LEXUARAT