Aksident i rëndë në Itali/ Mbesin pa jetë dy shqiptarë

Aktualitet

Dy shqiptarë respektivisht të moshës 24 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën pasi janë përplasur me murin e një autostrade ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane ‘Corriere della sera’.

Dy shqiptarët po udhëtonin me një Wolkswagen Golf GTI kur dolën nga rruga dhe u përplasën me murin e çimentuar që mbronte një kantier në Pedemontana.

Sipas Policisë janë ende të pazbardhura motivet pse dy shqiptarët ndryshun kursin e drejtimit të mjetit dhe u pëplasën me murin rrethues të kantierit.

Viktimat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano.

ME TE LEXUARAT