Lajmi i fundit

OSBE negocioi uljen e Ramës e Bashës në tryezë, si dështuan bisedimet

Kur kanë kaluar 6 muaj nga nisja e krizës politike në vend kryerepublikani Fatmir Mediu deklaroi për Top Channel përpjekjen e OSBE për arritjen e një marrëveshje mes palëve.

“Ka pasur interes të OSBE OHDIRIT për të facilituar një takim ndërmjet paleve, por palët më parë duhet të binin dakort paraprakisht. Se nuk besoj se do vijë dikush për të ardhur për të shpenzuar kohë kot apo për tu refuzuar.

Kemi shkuar me Bashën në Luksemburg dhe si opozitë në Vjenë dhe kemi takuar z. Greminger, i cili ka pasur një kërkesë zyrtare edhe nga z. Meta dhe kemi thënë që jemi dakort për dialog mes pozitës dhe opozitës”- tha Fatmir Mediu.

Frenimi i rotacionit për pushtetin vendor, zjedhje të parakohshme lokale e parlamentare me qeveri kujdestare dhe bashkëpunim për një shtet kushtetues ishin disa nga kërkesat e parashtruara nga opozita për dialog. Por, tentativa krejt papritur dështoi. Aleati historik i Bashës tregon arsyet pse.

“Ka qëndrim të marrë në këshillin e përgjithshem të OSBE nga figura e shquar që zoti Rama ka vendosur në krye të diplomacise në kundershtim me ligjin që se ka pranuar një negocim të tille nga OSBE. Mesa di unë dhe zoti Rama ka refuzuar kërkesën e zotit Lajcak dhe z. Greminger, por mos të jem abuziv këto janë informacione të cilat nuk janë zyrtare”- u shpreh Mediu.

Pas kësaj përpjekjeje, palët nuk kanë lëvizur asnjë centimetër nga qëndrimet, por a priten ndërmjetësime të tjera në vjeshtë nga të huajt?

“Unë mendoj se ndërkombëtarët duan normalitet politik në Shqipëri nëse se kuptojnë këtë normalitet në Shqipëri se besoj se do bëhen pjesë e maskaradës apo e idiotësisë polike shqiptare. Ne duhet të krijojmë kurs dikutimi normal me njëri-tjetrin pastaj të kemi mundësi për të ofruar. Ka shumë personalitete që janë të gatshëm për të negociauar. Siç janë njerëz që janë marrë me Maqedoninë. Por të paktën të tregojmë përgjegjshmëri minimale”- tha kryetari i Partisë Republikane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close