Soft

Rishfaqet dhia e egër, kamerat e fshehta e fotografojnë në Shebenik

Kamerat e vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Parkun e Shebenikut së fundmi kanë fotografuar edhe dhinë e egër.

Prej shumë kohësh kafsha nuk ishte parë në pyjet tona. Duket se moratorium i gjuetisë po jep efektet e duhura për shtimin e faunës së egër. Edhe rracat në zhdukje duket se po shtohen si ariu i murrmë apo rriqebulli i Ballkanit.

Ariu i murrmë, macja e egër, ujku, derri i egër, kunadhja etj. tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe po shumohen dita ditës.

Moratoriumi i gjuetisë u vendos në vitin 2014 me një afat 2 vjeçar, më pas afati i tij u shty për 5 vite të tjera dhe pritet të përfundojë në vitin 2021. Pavarësisht se janë vërejtur shkelje antiligjore të këtij moratoiumi, rezultatet e tij janë të dukshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close