Gjonaj: Norvegjia, pro çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE!

Politikë

Në një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad ka vlerësuar ecurinë e Reformës në Drejtësi, duke e konsideruar si një hap përpara për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shembull suksesi të kooperimit të dy shteteve” është projekti për ndërmjetësimin. Për sa i përket këtij projekti dhe zhvillimit e projekteve të mëtejshme ju këshillojmë që ndërmjet ministrisë dhe ekspertëve, të rritet dhe të lehtësohet komunikimi midis palëve, të përshpejtohet zhvillimi dhe miratimi i akteve nënligjore të cilat lehtësojnë zhvillimin dhe implementimin e projekteve, të forcohet sistemi referues për dhënien e alternativave të ndryshme ndaj publikut dhe të rritet niveli dhe bashkëpunimi i grupit të ekspertëve”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kanë nënshkruar edhe një 'memorandumin e mirëkuptimit' i cili synon lehtësimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Ministrisë shqiptare të Drejtësisë si përfituese, Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësimin Integrues si aktori kryesor zbatues dhe Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme si financuese. Fokusi i veçantë i Projektit është mbështetja e sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri, kryesisht e Ministrisë së Drejtësisë me qëllim forcimin e shtetit ligjor dhe aksesit në drejtësi për qytetarët.

Projekti pritet të ofrojë një sërë ndërhyrjesh të synuara për sigurimin e ekspertizës për MD-në, me qëllim lehtësimin e zbatimit të Ligjit të sapo ndryshuar për Ndërmjetësimin dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit të ndërmjetësimit për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjonaj vlerësoi takimin duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e Norvegjisë.

“Kënaqësi të ritakohesha me ambasadorin e Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën Per Strand Sjaastad, në përfundim të misionit të tij në Shqipëri. Gjatë takimit, Ambasadori shprehu vlerësime për rolin e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e reformës në drejtësi si edhe reformave të tjera, siç është ajo e përmirësimit të sistemit të ndërmjetësimit, me qëllim rritjen e alternativave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve. I shpreha mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin në projektin e ri dy vjeçar me vlere rreth 600000 euro, që u konkretizua me nenshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit në fushën e ndërmjetësimit, e cila konsiston në mbështetje me asistencë teknike dhe financiare. Fill pas një diskutimi të frytshëm mbi disa nga objektivat dhe sfidat kyçe të MD, nënshkruam “Memorandumin e Mirëkuptimit” me qëllim bashkimin e përpjekjeve tona për zbatimin e projektit “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” i cili do të rrisë aksesin e qytetarëve në drejtësi. Gjithashtu, përmes kësaj iniciative synohet të jepen njohuri të mjaftueshme në mënyrë që ligji i ri për ndërmjetësim të jetë i zbatueshëm dhe i kuptueshëm nga aktorët kyç, për të nxitur më tej bashkëpunimin. Ndërkohë, qëndrimi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, ftesat për bashkëpunim, gatishmëria për të investuar, janë të tjera sinjale pozitive të takimit që intensifikojnë më tej marrëdhëniet tona me Norvegjinë”,shprehet Gjonaj.

ME TE LEXUARAT