Gazetari i “EuroNews” zbulon takimin me Ramën: Më priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra

Kliko per me shume info

Gazetari i rrjetit prestigjioz televiziv evropian “Euronews”, Jack Parrock, ka zbuluar detaje nga intervista me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Intervista është zhvilluar në vilën qeveritare në Dhermi, teksa gazetarit i ka tërhequr vëmendje veshja e kryeministrit Rama.

Kliko per me shume info

Në mesazhin e tij, ai ndan me ndjekësit një foto me Ramën, teksa ky i fundit shfaqet me një veshje aspak zyrtare.

Ka qenë pikërisht kjo që ka nxitur gazetarin e njohur t’i kushtojë një status në “Twitter”, i cili ndër të tjera shkruan se Rama i priti “miqtë” zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

“Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqendrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”, shkruan gazetari.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here