Termeti, ‘arrest me burg’ per te shpallurit ne kerkim ne Durres, mes tyre ish-kreu i ALUIZNI-it

Aktualitet
Termeti, ‘arrest me burg’ per te shpallurit ne kerkim ne Durres, mes

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën ‘arrest me burg’ për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndërmarrë në këtë qytet pak kohë më parë në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se me kërkesë të prokurorisë, është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

ME TE LEXUARAT