Shqiptari aksidenton tre persona në Greqi, vdes 15-vjecari

Aktualitet

Një shqiptar ka përplasur me makinë tre adoleshentë në Lamia të Greqisë. Mediat vendase kanë raportuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Karavomilos, dhe për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Viktima, së bashku me vëllain e tij binjak dhe dy shokë të tjerë, kanë qenë duke ecur me biçikletë dhe nuk janë parë nga shoferi 40-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse të tre adoleshentët janë dërguar menjëherë në spital, 15-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Shqiptari është lënë i lirë, në pritje të hetimit dhe ngritjes së akuzave. Dyshohet se shoferi ka qenë i dehur në momentin e përlasjes, por një fakt i tillë është kundërshtuar me forcë prej tij.

ME TE LEXUARAT