Kapen pa kupon tatimor, gjobiten dy supermarkete të SPAR në Tiranë

Kliko per me shume info

Aksionit të informalitetit të ndërmarrë nga Tatimet nuk i ka shpëtuar as një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend.

Tatimorët kanë kapur me shkelje dy prej pikave të SPAR, duke e gjobitur për moslëshim të kuponit tatimor.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve nga Tatimet, bëhet fjalë për dy supermarkete të këtij rrjeti në Tiranë, një në qendër dhe një në zonën e Komunës së Parisit.

Lajmi u dha fillimisht në media por më pas, nuk dihet cfarë ka ndodhur që informacioni është hequr, ndonëse burime zyrtare nga Tatimet thonë se gjithcka ka qenë e vërtetë.

Madje sipas burimeve nga Tatimet marketi i qendrës, vetëm 100 m larg Kryeministrisë u zbulua me mall pa faturë tatimore. Ndërsa supermarketi SPAR në zonën e Komunës së Parisit nuk lëshonte kupon për të gjithë artikujt e shitur.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here