Kosova - Rajoni

Krizë për ujin e pijshëm, pas dy muajsh rezervuari do të boshatiset

Ka dy muaj prej kur banorët e Komunës së Gjilanit janë në krizë për ujë të pijshëm.

Kjo po ndodh si rezultat i kushteve klimatike, gjë që ka ndikuar edhe në zvogëlimin në masë të konsiderueshme të furnizimit me ujë në këtë qytet.

Derisa niveli i ujit në liqenin akumulues Përlepnica, në mungesë të të reshurave atmosferike, ka rënë dukshëm.

Qytetarët thonë se, në mungesë të ujit të pijshëm, po hasin në vështirësi të shumta.

Qytetarët detyrohen të blejnë ujë të pijeshëm, ndersa disa shfrytëzojnë puset private nëpër shtëpi.

Komuna e Gjilanit, së bashku me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, kanë bërë plan për menaxhimin e situatës, duke hapur disa puse.

Po të njëjtit, para 3 javësh i kanë kërkuar ndihmë Qeverisë së Kosovës, në vlerë të 650 mijë eurove për ta tejkaluar situatën emergjente, por kjo e fundit ka refuzuar t’i përgjigjet, ani pse Komuna e Gjilanit ka rezerva ujore vetëm edhe për dy muaj.

Ismajli ka theksuar se do të mundohen në të gjitha format të gjejnë fonde nga buxheti i komunës, ndonëse diçka e tillë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar qytetarët mjaftueshëm me ujë të pijes.

Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për televizionet, se pse nuk i ka dalë në ndihmë Komunës së Gjilanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close