Berisha denoncoi se u sulmua me armë, aktivisti i PD-së e nxjerr "blof": Dëgjova vetëm të shtëna!

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se banesa e aktivistit të PD-së në Spiten, Tonin Kolthi është sulmuar me armë zjarri dhe tritol.

Denoncimin Berisha e shoqëroi me disa foto sipas tij të autorit që u kap nga kamerat e sigurisë dhe të banesës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me ngjarjen policia tha se rreth orës 02:00 në distanca rreth 50 metra larg nga banesa e Kolthit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri si dhe 20 metra larg banesës është konstatuar një fitil zjarrpërcjellës në një gropë sipërfaqësore.

Ndërkohë që edhe vetë pronari i banesës, ish-polici Tonin Kolthi mësohet se ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna pranë banesës së tij, por jo se është qëlluar në drejtim të saj.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë së Lezhës

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pasi rreth orës 02:00, në Spiten, në distanca rreth 50 metra larg nga banesa e shtetasit T.K., janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri si dhe 20 metra larg banesës është konstatuar një fitil zjarrpërcjellës në një gropë sipërfaqësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, zbardhjen e rastit dhe vënin para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Denoncimi i Sali Berishës

Akt terrorist ndaj veprimtarit te PD ne Lezhe! Te dashur miq, sot ne ora 2 te mengjesit terroriste te maskuar kane hedhur tritol dhe gjuajtur me bresheri automatiku drejt shtepise se veprimtarit te PD, Tonin Kolthi ne Spiten te Lezhes.

Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj Toninit, familjes se tij, banoreve te Spitenit denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit te PD dhe paralajmeroj Edvin Mafine dhe Pirinin ishpolic bandit se do pergjigjeni personalisht per çdo akt kriminal terrorist ndaj kundershtareve politik.

Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e maskave terroriste! sb/ Doktor miremengjes,uroj te jeni mire me shendet ju dhe familja.Doja te te informoja:Sot ne oret e vona te nates rreth ore 2 pa 4 min ,persona te maskuar kane terrorizuar familjen e sekretarit te seksionit Tonin Kolthi ne fshatin Spiten te Lezhes,pasi kane gjuajtur me bresheri automatiku,po ashtu edhe kane hedhur lende plasese tritol ,ne oborr afer hyrjes se shtepise.

Duke terrorizuar ate vete dhe bashkeshorten e tij qe ndodheshin ne shtepi ne ato momente.Kamerat e sigurise kane filmuar te gjitha levizjet e dy personave te maskuar(sapo ti kem ti dergoj).Tonini thote qe nuk kam konflikte personale me askend,ndaj mendohet qe e gjitha te kete ndodhur per arsye politike.Bashkangjitur fotot e shtepise se Tonin Kolthit,dhe vendit ku ka shperthyer tritoli.Faleminderit.

ME TE LEXUARAT