Aeroplanmbajtësja 3.7 miliardë eurosh e “Princi i Uellsit” bën lundrimin e parë

Soft

Marina Mbretërore në Britaninë e Madhe prezantoi aeroplanmbajtësen e saj më të re të quajtur “Princi i Uellsit”, e cila u nis për lundrimin e saj të parë drejt Liverpool.

Qindra persona dhe kureshtarë ishin të pranishëm në portin e Portsmouth për të parë nga afër mjetin lundrues 65 mijë tonësh, i cili ka kushtuar plot 3.7 miliardë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Oficeri komandues, Darren Houston deklaroi se ai dhe i gjithë stafi prej 700 marinarësh janë të emocionuar që lundrimin e parë kjo anije luftarake e nisi dhe do të qëndrojë pikërisht në Liverpool.

Luftanija do të qëndrojë në Liverpool deri në 29 shkurt dhe do të jetë e hapur për t’u vizituar nga publiku, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT