Salvini e dëboi Italia, flet shqiptari: Ju tregoj të vërtetën time

Kliko per me shume info

Muhamed Mekaca pak ditë më parë u dëbua nga Qeveria italiane nën akuzën se është pjesëtar i një organizate ekstremiste. Vet ministri Matteo Salvini ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në Facebook.

E se 43 vjeçari me inicialet M.M, është dëbuar nga Republika e Italisë, ka njoftuar edhe këshilltari politik i Ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj. Mekaca i cili nuk ka pranuar të filmohet me kamerë, ka thënë se kjo i është bërë për shkak se pushtetarët italianë janë racistë.

Kliko per me shume info

Bashkë më të nuk u përzunë edhe tre fëmijët dhe gruaja e tij të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në Siena të Italisë, raporton Klan Kosova.

“Mendoj se u dëbova se jam praktikues i fesë islame, e kemi xhaminë dhe në të gjendet qendra kulturore ‘Restelica’, nuk e di pse. Në dekretin e zëvendës kryeministrit italian është thënë se unë jam i rrezikshëm për qytetarët në Itali. Unë nuk jam i rrezikshëm, nuk i përkas asnjë organizate dhe nuk e përkrahi ISIS’in”, ka thënë i dëbuar Muhamed Mekaca.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here