Disa kombinime plot benefite të ‘ujit detox’

Soft


Uji detox është shumë i rëndësishëm si për të arritur që trupi të dobësohet gjithashtu edhe për shëndetin.

Uji detox është i pasur me vitamina e antioksidantë që ju japin energji, ju hidratojnë dhe detoksifikojnë. Vendosni fruta dhe perime në shishe me ujë dhe lërini të veprojnë 30 minuta para se t’i pini.

Më poshtë ju sjellim disa kombinime mjaft të shëndetshme sa i përket ujit detox, i cili mund të bëhet me fruta dhe perime të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çaj jeshil, mente dhe lime
Djeg yndyrat, ndihmon tretjen, kuron dhimbjen e kokës, kongjestionin dhe freskon frymëmarrjen.

Luleshtrydhe dhe kivi
I bën mirë shëndetit kardiovaskular, mbron sistemin imunitar, rregullon sheqerin në gjak dhe tretjen.

Kastravec, lime dhe limon
Largon ujin e tepërt nga trupi, fryrjen, kontrollon urinë, hidraton, rregullon tretjen.

Limon, lime dhe portokall
Përmirëson tretjen, vitamina C mbron sistemin imunitar.

ME TE LEXUARAT