Ky është plazhi i pazakontë, në vend të rërës ka xhama

Soft

plazhi-pazakonte-xhamaNë Kaliforni gjendet një vend i mrekullueshëm, i quajtur “Plazhi prej xhami”. Këtë emër e ka marrë pikërisht nga ‘gurët’ e lëmuar dhe të xhamtë, që mbulojnë sipërfaqen e plazhit.

Në total ai është rreth 15 hektarë dhe në vend të rërës mbulohet nga ‘gurët’ e xhamit me ngjyra të ndryshme.

Historia e këtij plazhi nisi pikërisht në shekullin XX, ku banorët e kishin kthyer këtë në një vend të grumbullimit të mbeturinave.

Ata kishin hedhur në breg të detit mbetje plastike, drurië dhe më së shumti mbetje prej qelqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitet 60 u mundësua pastrimi i plazhit, por koha dhe puna e vazhdueshme e natyrës kanë korrigjuar gabimet e njerëzve.

Me ndihmën e dallgëve qelqet u shndërruan në ‘gurë’ të vegjël qelqi dhe tashmë plazhi është kthyer në një vepër arti dhe potencial turistik.

ME TE LEXUARAT