Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në Durrës
Lajmifundit
/
4 Janar 2015, 11:35
Aktualitet
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur i pajetë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se kufoma u gjet pranë tregut të qytetit ndërsa besohet se është i moshës rreth 70 vjeç. Dyshohet paraprakisht se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale ndërsa po kryhen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe kohën kur ka ndodhur vdekja.