Aktualitet

I nxehti afrikan/ Ky qytet në Shqipëri sot shënoi 42 gradë Celsius

I nxehti afrikan ka mbërritur në vendin tonë ditët e fundit, duke shënuar temperatura ekstreme. Dita e sotme ka qenë përvëluese dhe ka shënuar temperatura rekord për Shqipërinë, duke kaluar 40 gradë Celsius.

Kështu, vlera më e lartë e arritur në vend gjatë kësaj të hëne është shënuar në qytetin e Kuçovës me plot 42°C. Kaq ishte vlera e regjistruar në termometër, por që në diell ndjehet disa gradë më shumë.

Kjo e dhënë është regjistruar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, që shpërndan dhe një fotografi në “Facebook”, që tregon momentin kur termometri shënon 42°C.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close