Bota

Jahti më mbresëlënës në botë është në shitje

Jahti 43-metra i gjatë Adastra, në pronësi të manjatit Anthony Marden ka vendosur të shesë jahtin Adastra, një nga super jahtet më të mahnitshme në botë falë modelit të tij futuristik, ka dalë në shitje.

Sipas burimeve të CNN Travel, një ndër jahtet më luksozë në botë në pronësi të miliarderit me bazë në Hong-Kong dhe manjatit të anijeve Anthony Marden ka njoftuar se dëshiron të shesë jahtin.

Me Adastra-n, Marden ka udhëtuar nëpër botë për shtatë vitet e fundit, nga Ibiza, Spanjë në Bali, Indonezi ,etj. Edhe pse ende nuk është bërë publik çmimi i shitjes së jahtit, por thuhet se pronari miliarder po kërkon 12 milionë Dollarë për të, shkruan CNN Travel.

“Ai është shumë i bukur dhe shumë ndryshe nga jahtet e tjerë. Të gjithë ndalen për të bërë një foto”,shprehet Marden.

Dizenjuar nga studiot britanike Shuttleworth Design, Adastra u krijua në përputhje me dëshirën e Mardenit dhe gruas së tij, Elaine, ku sigurisht mbizotëron rehatia dhe luksi.

Brendësia e kuvertës kryesore përfshin një sallë pritjeje, dhomë ngrënieje dhe dritare që ofrojnë pamje të mrekullueshme. Jashtë, ka një bar, një divan dhe ambiente ngrënie.

Në garazh nën kuvertën e tij ku ka hapësirë ​​për një varkë më të vogël. Nën kuvertë, ekziston një dhomë gjumi me dizajn futuristik dhe mure të lakuar. Gjithashtu ka dhe dy dhoma gjumi shtesë për mysafirë në anën tjetër të kuvertës kryesore

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close