Ndodhej me pushime, ndërron jetë modelja 19-vjeçare teksa shihte perëndimin

Bota

Dëshira për të parë lindjen e diellit ka përfunduar në një ngjarje tragjike për modelen 19 vjeçare në Britaninë e madhe.

Sinead Moodliar ka ndërruar jetë pasi e mori vala e detit teksa ishte duke parë lindjen e diellit gjatë pushimeve në Afrikën e Jugut, dhe ishte duke qëndruar mbi një shkëmb në momentin që një dallgë deti e fuqishme i mori jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ishte studente e filozofisë në Universitetin e Kembrixh, shkoi për të parë lindjen e diellit në Umhlanaga Rocks, një zonë plazhi afër Durban, por nuk u kthye më në shtëpinë e saj pas ngjarjes e cila u konsiderua nga hetuesit si aksidentale.

Dëshmitarët në vendngjarje, thanë se dëgjuan ulërima të mëdha në orën 5.15 të mëngjesit. Rojet e shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e saj nga deti dhe e dërguan në spital, por ajo vdiq një ditë më vonë, shkruan BBC.

ME TE LEXUARAT