Shpëtoi 70 persona në një ishull grek, humb jetën shqiptari në Greqi

Aktualitet

Ka ndërruar jetë në Greqi, Kostas Arvanitisi, me origjinë shqiptare, i cili përmes varkës së tij arriti të shpëtojë nga flakët 70 persona që gjendeshin në një ishull grek.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis. Sakaq, qeveria greke ka deklaruar se do të paguaj shpenzimet për funeralin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flakët përfshinë ishullin më 23 korrik të vitit të kaluar, ndërsa përhapeshin me shpejtësi duke përpirë çdo gjë.

Shqiptari punonte si peshkatar, ndërkohë që peshkatari egjiptian që ndodhej me të në varkë, u shpreh se atë ditë Kostas Arvanitis kishte dhe ditëlindjen, ndërsa kishin planifikuar që pas pune, të shkonin duke e të festonin.

“Atë natë shefi im, Kostas Arvanitis, i cili është gjithashtu pronar i anijes, kishte ditëlindjen dhe pas punës ne u organizuam për të festuar. Ndërsa isha në shtëpi dhe po përgatitesha të dilja për pushim, ai më thirri dhe më tha të hiqja dorë nga gjithçka, sepse duhej të shkonim të shpëtonim njerëzit që ishin duke u mbytur. Unë zbrita poshtë në shkallët e shpejta, dhe me Kostën, djalin e tij Dimitris dhe gruan e tij Chryssa, dolëm menjëherë rreth orës 6.30 të mëngjesit”, u shpreh peshkatari.

Kujtojmë që nga tragjedia e zjarreve në Mati verën e kaluar, humbën jetën më shumë se 90 persona. I pari që rendi për të shpëtuar njerëzit që kishin dalë në breg dhe nuk kishin rrugëdalje, ishte pikërisht Kostas Arvanitis.

ME TE LEXUARAT