Sport

UEFA dënon për racizëm Partizanin e Serbisë

Federata Europiane e Futbollit (UEFA), ka ndëshkuar ekipin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Plovdiv të Bullgarisë, pas incidenteve të lidhura me racizëm në ndeshjet e javës së kaluar në Europa League.

Ekipi i Partizanit do të luajë dy ndeshjet e radhës në garën e UEFA-s me dyer të mbyllura, për shkak të thirrjeve raciste të mbështetësve të tij në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor.

Këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultatin 3-1

Ndërkohë ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, do të ketë stadium gjysmë të hapur në ndeshjen e radhës për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg.

Këtë ndeshje ekipi bullgar e ka humbur me rezultat 1:0.

UEFA ka urdhëruar ekipin Lokomotiv që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close