Berisha: Rama po shet të vëllain për të shpëtuar lëkurën

Kliko per me shume info

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit!”, kanë qenë këto deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama, pak para se t’i bënte ‘daljen’ kryebashkiakut të ri të Shkodrës nga Partia Socialiste’ ditën e sotme, ato të cilat do të tërhiqnin vëmendjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një reagim të tij përmes një postimi në rrjetet sociale referuar deklaratave të Ramës, Berisha është shprehur se kjo deklaratë e Ramës në fakt është bërë në adresë të vëllait të tij, Olsi Rama, si paralajmërim për të treguar se Rama po përpiqet të shpëtojë lëkurën.

Kliko per me shume info

“Siç duket, Rama është informuar se bashkëpunimi i ngushtë i Olsit me kreun e grupit të Xibrakës është dokumentuar me zë dhe figurë, ndaj po përgatitet të shpëtojë “lëkurën”.”, shprehet më tej ish-kryeministri Berisha, ndërsa e cilëson Ramën si të pashpresë pasi, sipas tij, çdo rregjistrim mbi Olsin është edhe provë kundër tij.

Kujtojmë se ditën e sotme, përmes një shkrimi në Twitter, kreu i qeverisë ka përjashtuar Pjetrin nga PS-ja, duke u shprehur se deri sa e vërteta të dalë në shesh, rrugët janë të ndara.

Postimi i plotë

Edvin Mafia per lekuren e tij po shet Olsi Drogen!

Miq, Edvin Droges po i shtrengohet laku ne fyt!
Pasi e kishte mbrojtur deri sot Valdrin Drogen dhe kishte bllokuar hetimet, sot ai ne nje postim ne tëitter deklaro:
“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë ( fjala eshte per Olsin), s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale,( me fjale tjera eshte e Olsit dhe jo familjare)
Edvin je i pashprese, cfare eshte e Olsit eshte edhe e jotja dhe kjo eshte e dokumentuar.

Miq, kete deklarate Edvin Droga e beri per Olsin sepse duket se eshte informuar se eshte i dokumentuar me ze dhe figure bashkepunimi i ngushte i Olsit me kreun e grupit te Xibrakes, Genti Xhixha, te cilin vellaçko Olsi e percolli nga Shqiperia pas leshimit te urdher arrestit nga prokuroria. Perveç kesaj, vet Edvini eshte ne tave por duket se po pregatit Olsin qe te deshmoje kunder pergjegjesise dhe implikimit familjar.

Ndaj dhe Edvini mbyll postimin e tij ne twitter: “Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”! Edvin, akuzoje sa te duash Olsi drogen, vete nuk ke shpetim. Rama ik! Sb.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here