Dyndje masive e turistëve nga të katër anët, mësyjnë qytetin juglindor

Aktualitet

Siç është raportuar këto ditë se ka një fluks të shtuar të turistëve në pikat kufitare të Durrësit dhe Morinës në Kukës, ditën e sotme është shënuar një fluks i lartë shtetasish në hyrje dhe në dalje të pikave kufitare të Korçës, Kapshticë dhe Qaf-Thanë.

Raportohet se në orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 5751 persona dhe kanë dalë 4705 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 5638 dhe kanë dalë 2731 shtetas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fluksi më i lartë raportohet në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa autoritetet po punojnë me sportele të shtuara në mënyrë që të krijojnë lehtësi për kalimin e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT