Gjithçka mes flakëve e tymit në Greqi, situata del jashtë kontrollit. Kërkohet ndihmë nga vendet e BE

Bota

Greqi është "pushtuar" nga zjarre që kanë shkrumbuar disa zona dhe rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat në Greqi, zjarri dhe shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë ishullin Evia, i cili ndodhet shumë pranë Athinës. Për shkak të flakëve të mëdha, janë evakuuar disa zona, ndërsa kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë 8 persona, të cilët kanë probleme serioze me frymëmarrjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata ndodhet jashtë kontrollit, ndaj dhe fqinjët kanë kërkuar ndihmën e vendeve të BE për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme. Të parët që kanë reaguar kanë qenë Italia dhe Kroacia, të cilat kanë nisur me urgjencë aeroplanë drejt Greqisë.

Një vit më parë, Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues që janë parë ndonjëherë, nga të cilët humbën jetën 103 njerëz, mes tyre edhe tre shqiptarë.

ME TE LEXUARAT