Sport

Mourinho: Ky klub mund të fitojë Championsin!

Jose Mourinho beson që Atletico Madrid këtë sezon mund të fitojë çdo titull të mundshëm, madje edhe Champions Leaguen.

Ish-trajneri i Real Madridit nënvizon se klubi i Simeones ka shpenzuar shumë në merkato duke u përforcuar shumë.

“Atletico ka shpenzuar shumë, është e gatshme për të luftuar për Ligën e Kampionëve dhe La Liga. Është e qartë se Barcelona dhe Reali do të shpenzojnë shumë para, sepse janë në nivel të lartë. Në vitet e fundit nuk kanë harxhuar shumë para. Është koha që Atletico të tregojë vetën dhe të fitojë çdo trofe të mundshëm”, deklaroi ai.

Atletico sezonin e kaluar përfundoi e dyta në La Liga, 11 pikë më pak se kampionët e Barcelonës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close