Rama: Biznesi i vogël merr pagën e luftës në fillim të prillit, familjet e varfra dyfishim të ndihmës

Politikë
Rama: Biznesi i vogël merr pagën e luftës në fillim të

Kryeministri Edi Rama me anë te video mesazhi ka përsëritur disa herë se vendi eshte në luftë duke iu tërhequr vëmendjen sidomos atyre që nuk e kuptojnë duke kritikuar apo duke thyer masat kundër koronavirusit.

Rama tha se në fillim të prillit biznesi i vogël me pagën e luftës ashtu si edhe ndihma ekonomike e dyfishuar për familjet në nevojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot iluzionet nuk zhgënjejnë por mund të vrasin njerëz. Si ka mundësi që të mos doni ta kuptoni se ky shtet asnjë shtet nuk mund të garantojë zhvillimin normal të jetës së askujt por duhet të garantojë si çdo shtet mbrojtjen e jetës së secilit në këtë luftë. Apo mos kujtoni se këto shifrat që shyqyr Zotit nuk janë alarmante dalin nga hiçi dhe jo nga masat. Po bëjmë gjënë e duhur.

Për çfarë vdekjesh nga uria flasin disa kur nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë sepse dhe në kohët më të zeza të historisë kanë mbajtur njërit-tjetrin. Për cilat qese me miell e oriz ankoheni kur këto pako nuk shkojnë tek njerëzit për festa. Pse nuk doni ta kuptoni se kjo është një luftë, luftë e pashoqe. E para luftë kur njerëzimi nuk e sulmon dot armikun por duhet vetëm të mbrohet. Pse nuk e kuptoni dot që nuk ka shtet në botë që i shkon dot çdo hallexhiu në derë. Ç’domethenë mos na trego video, mos bëj shoë, kur shikon pamje nga operacioni humanitar. Ja ku i keni qindra mijëra shqiptarë në Itali kush po i çon qese me ushqime në derë, kush po iu thotë mos paguani dritat se nuk keni punë.

Pyetini dhe nëse Italia nuk ua mbush do t mendjen pse nuk pyesni miq e shokë në Angli, në Francë, në Amerikë po të doni se sa qese po marrin në shtëpi nga shteti. Për sa muaj ua kanë falur paratë e dritave e taksave. Flas për shqiptarët unë. Ne po bëjmë maksimumin e mundësive tona. Po të ishte dëshira dhe jo mundësia do kisha bërë shumë më tepër. Punon në të zezë dhe do lekë se je i papunë. Por si bëhet kjo kur nuk do të denoncosh as se në cilin biznes ke punuar. Pse nuk i pyesni ata në Itali çfarë fuqie ka fuqia e 5 ekonomike e globit sot.

Ankoheni e shani pa pikën e vetëpërmbajtjes për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Pensionistët nuk aplikojnë dot sepse nuk do iu lejohet të dalin fare nga shtëpia. Ata që janë të vetmuar do t’i ndihmojmë ne.

Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia. Ju thashë të gjithë do iu ndihmojmë me pagën e luftës të tërë ata që janë në shtëpi se iu është mbyllur biznesi i vogël dhe javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë se do iu dyfishojmë ndihmën ekonomike, dhe ata në javën e parë të prillit do të marrin lekët.

Ju thashë që në hyrje të prillit do indeksojmë pensionet do japim 20 mln euro plus për pensionistët. Si e keni hallin që rrini në shtëpi me një iPhone në dorë s’keni pensionistë dhe ankoheni për pensionistët”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT