Procedohen 54 persona brenda javës për krime mjedisore

Aktualitet

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin kundër krimeve mjedisore, krahas operacionit që zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme si dhe evazionit fiskal.

Në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, për vepra penale në fushën e krimeve mjedisore dhe janë sekuestruar 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Shtetit në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës ka ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve .

Si rezultat i këtyre kontrolleve në të gjithë vendin, vetëm ditët e fundit janë evidentuar nga strukturat e Policisë së Shtetit 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, nga këto:

43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 raste për prerje të paligjshme të pyjeve.

Operacioni kundër krimeve mjedisore, informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

ME TE LEXUARAT